Kroaci, 5 viktima dhe 213 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 213 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 vdekje.

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në 1.256.

Në mesin e tyre 288 pacientë janë në spital ndërsa në respiratorë janë 23 pacientë.

Pesë pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 16.593 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 280 kanë vdekur ndërsa 15.057 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 307.084 persona, prej tyre 6.592 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button