Kroaci regjistron 1.313 raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 33 viktima dhe 1.313 raste të reja me Covid-19.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 15.699. Midis tyre, 1.816 pacientë janë në spital, nga të cilët 191 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 85.519 raste me koronavirus, nga të cilët 1.082 kanë vdekur, 68.738 janë shëruar, nga të cilët 2.507 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht 35.071 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani, 624.393 persona janë testuar, nga të cilët 4.861 në 24 orët e fundit. ​​​​​​​

LEXO EDHE:

Back to top button