Kroacia e mirëpret Vitin e Ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen

Kroacia e mirëpret Vitin e Ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen

Kroacia e mirëpret Vitin e ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen, lëvizje kjo për të cilën kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se do ta bëjë më të fuqishëm Bashkimin Europian.

“Kroacia i bashkohet komunitetit të 347 milionë europianëve që përdorin euron në jetën e tyre të përditëshme”, tha Von der Leyen në një deklaratë të lëshuar me këtë rast.

“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i rrënjosur thellë në lidhjen e saj me BE-në, dhe një lëvizje simbolike për të gjithë zonën e euros në tërësi. Jam krenare për bllokun europian, Kroacinë dhe qytetarët e saj”, shtoi Von der Leyen.

Aktualisht, më shumë se gjysma e bankomateve të vendit janë jashtë funksionit në vazhdën e përgatitjeve për monedhën e re. Kuna kroate dhe euro do të bashkëekzistojnë për një periudhë të shkurtër tranzitore prej vetëm 14 ditësh.

Kroacia do të bëhet po kështu vendi i parë që do t’i bashkohet zonës Shengen në 11 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button