Kroacia paralajmëron masa të reja kundër Covid-19

Rritja e numrit të vdekjeve ditore me 35 gjatë ditëve të kaluara, flet mjaftueshëm për seriozitetin e situatës në Kroaci me pandeminë e COVID-19, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij hyrëse në fillim të seancës së qeverisë, Plenkoviç iu referua situatës së pandemisë së COVID-19 mbi temën që do të jetë pika kryesore e seancës së sotme të Këshillit Evropian.

Plenkoviç e përshkroi situatën e koronavirusit në Kroaci si shumë të rëndë, duke theksuar se në tre javët e fundit të tetorit numri i njerëzve të infektuar në vend është dyfishuar në një normë prej 80 deri në 100 për qind.

“Rritja ka vazhduar në tre javët e fundit, por është ngadalësuar me ritme nga 20 në 5 ndërsa këtë javë është rreth 10 për qind”, shtoi ai.

Plenkoviç vlerësoi se masat epidemiologjike nga Shtabi i Mbrojtjes Civile kanë dhënë efekte, por sërish mbeten nën pritjet. Sipas tij, duhet të merren masa shtesë për të ulur barrën në sistemin shëndetësor.

“Numri i vdekjeve është rritur gjithashtu, i cili është mbi 35 në ditë në ditët e fundit, gjë që flet shumë për seriozitetin e situatës”, paralajmëroi kryeministri kroat.

Ai njoftoi se Mbrojtja Civile do të miratojë një paketë të re masash për të zvogëluar përhapjen e epidemisë midis qytetarëve kroatë në periudhën e vjeshtës, e cila është e favorshme për përhapjen e infeksionit.

Rreth 70 për qind e personave të infektuar vijnë nga një popullatë që më parë nuk ishte nën masa epidemiologjike, duke paralajmëruar se virusi është shumë ngjitës dhe se në disa raste ka pasoja të qëndrueshme tek të rinjtë, njerëzit e shëndetshëm dhe është potencialisht vdekjeprurës për popullatën në rrezik.

LEXO EDHE:

Back to top button