Kroacia regjistron mbi 3 mijë raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 32 viktima dhe 3.082 raste të reja me Covid-19. Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 16.348. Midis tyre, 1.598 pacientë janë në spital, nga të cilët 178në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 75.922 raste me koronavirus, nga të cilët 925 kanë vdekur, 58.649 janë shëruar, nga të cilët 2.215 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Për momentin 35.690 persona janë në vetëizolim. Deri më tani, 592.326 persona janë testuar, nga të cilët 10.156 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button