KRRE: 267 licenca për rrymë alternative

KRRE: 267 licenca për rrymë alternative

Gjatë vitit 2022 Komisioni Rregullator për Energjetikë ka dhënë 267 licenca për kompanitë që do të prodhojnë energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Në krahasim me 2021, instalimi i kapaciteteve të reja të prodhimit të rrymës alternative është rritur për 7%. Nga këto centrale të reja, potenciali i furnizimit elektrik shtohet për të plotësuar nevojat e 65700 amvisërive ose përafërsisht krahasuar me 6 qytete të vendit si për shembull Ohrin, Tetovën, Kratovën, Krushevën, Kriva Pallankën dhe Sveti Nikollën. Trendi për 2023 është që përmes burimeve të rinovueshme të shtohen kapacitet e prodhimit të rrymës edhe për 300 mw/h.

“Ajo që është edhe më e rëndësishme se shteti e rrit pavarësinë energjetike dhe në të ardhmen, kjo situatë e krizës energjetike që përshkallëzohet në dhjetë vitet e ardhshme me harxhimin e rezervave të thëngjillit vendor, do ta kompensojmë përmes prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button