KRRE vendos: Energjia elektrike do të shtrenjtohet me 7.4 për qind
Alsat
31.07.2020 16:11
Energjia elektrike shtrenjtohet për 7.4 për qind. Qytetarët do të fillojnë të paguajnë çmimin e ri më të lartë me faturat që do të marrin në shtator dhe kjo do të vlejë gjatë gjithë vitit. Arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë elektrike është ulja e të ardhurave të kompanive energjetike, për shkak të zvogëlimit të eksportit të energjisë elektrike. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski thotë se nëse do të pranonin të gjitha kërkesat e kompanive energjetike, çmimi i energjisë elektrike do të ishte rritur për mbi 25 përqind.
“E di që me këtë vendim për konsumatorët në një faturë mesatare prej 1500 denar, rritja e shpenzimeve mujore do të jetë rreth 100 denarë”- deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i KRE-së.
Ndërsa tarifa e lirë për qytetarët mbetet, konfirmoi Bislimovski. Alsat publikoi se në Komisionin rregullator të energjetikës mendojnë edhe për heqjen e tarifës së lirë. Bislimovski sot konfirmoi se heqja e tarifës së lirë të rrymës ka qenë një nga opsionet që janë shqyrtuar që rritja e çmimit të rrymës të jetë më e vogël, por këtë nuk e kanë pranuar rregullatorët.
“Tarifa e lirë do mbetet edhe më tej në funksion në periudhën e njëjtë siç ishte deri tani”- tha Marko Bislimovski, kryetar i KRE
Ndryshe nga EMV kanë paraqitur humbje vjetore prej 17 milionë eurove ndërsa nga Mepso minus 11 milionë euro për shkak të eksportit të zvogëluar si rezultat i mosfunksionimit të kapaciteteve të mëdha energjetike te ne dhe jashtë vendit.
Ile Petreski