Kryeministri dhe qeveria e Autoritetit Palestinez japin dorëheqjen

Kryeministri dhe qeveria e Autoritetit Palestinez japin dorëheqjen

Dorëhiqet kryeministri palestinez, Mohamed Shtajeh. Ai tha se dorëheqja bëhet më qëllim për të lejuar krijimin e një konsensusi të gjerë ndërmjet palestinezëve mbi marrëveshjet politike pas luftës në Rripin e Gazës. Kjo sinjalizon një gatishmëri nga udhëheqja palestineze e mbështetur nga perëndimi për të pranuar ndryshime që mund të çojnë në reforma, të cilat shihen si të nevojshme për të rigjallëruar Autoritetin Palestinez. Presidenti Mahmud Abas duhet të vendosë nëse do të pranojë dorëheqjen e kryeministrit dhe Qeverisë së tij dhe mund t’i kërkojë atij të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një zëvendësues i përhershëm. Në një deklaratë tha se faza tjetër duhet të marrë parasysh realitetin e ri në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar pas gati pesë muajsh luftime të rënda.

“Ky vendim vjen në dritën e zhvillimeve politike, të sigurisë dhe ekonomike që lidhen me agresionin kundër popullit tonë në Gaza dhe përshkallëzimin e situatës në Bregun Perëndimor dhe qytetin e Jerusalemit. Faza e ardhshme kërkon marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin në Rripin e Gazës dhe nevojën urgjente për një konsensus ndër-palestinez dhe shtrirjen e autoritetit Palestinez në të gjithë tokën e Palestinës”, deklaroi Mohamed Shtajeh, Kryeministër palestinez. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button