Kryeministri grek sot vizitë në Shqipëri

Kryeministri grek sot vizitë në Shqipëri

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot (e enjte) zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të Shqipërisë, në Himarë, Finiq dhe Dropull.

Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por u anulua për shkak të kushteve atmosferike.

Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.

LEXO EDHE:

Back to top button