Kryeministri i Kinës përshëndet ‘fillimin e ri’ me Korenë e Jugut dhe Japoninë

Kryeministri i Kinës përshëndet ‘fillimin e ri’ me Korenë e Jugut dhe Japoninë

Kryeministri kinez Li Qiang vlerësoi atë që ai e quajti një rifillim të marrëdhënieve me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Ai këtë e bëri të hënën teksa takoi liderët e tyre për bisedimet e para tre-palëshe në katër vjet, duke rënë dakord për të ringjallur dialogun e tregtisë dhe sigurisë të penguar nga tensionet globale.

Kryeministri kinez u takua me presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida në Seul me përpjekjet për të rigjallëruar negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë trepalëshe, të ngecura që nga viti 2019, në krye të axhendës.

Ndërsa samiti u hap, Li tha se takimi ishte “një rifillim dhe një fillim i ri” dhe bëri thirrje për rifillimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit midis fuqive ekonomike të Azisë Lindore.

Por që kjo të ndodhë, politika duhet të ndahet nga çështjet ekonomike dhe tregtare, shtoi ai, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund proteksionizmit dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit, raporton Reuters.

“Për Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë, lidhjet tona të ngushta nuk do të ndryshojnë, fryma e bashkëpunimit e arritur përmes reagimit ndaj krizës nuk do të ndryshojë dhe misioni ynë për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin rajonal nuk do të ndryshojë”, tha Li.

LEXO EDHE:

Back to top button