Kryeministri i Spanjës, Sanchez të dielën në Shkup

Kryeministri i Spanjës, Sanchez të dielën në Shkup

Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez të dielën vjen për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski.

Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sanchezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Sanchezi ka për qëllim që ta tregojë edhe rëndësinë të cilën Spanja ua jep marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetje për përpjekjet të cilat i ndërmarrin që të jenë pjesë e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button