Kryeministri Rama vizitë në Turqi

Kryeministri Rama vizitë në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po realizon një vizitë në Türkiye, ndërkohë është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë “TRT World Forum 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me vizitën.

Kryeministri Rama është takuar gjatë forumit me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Rama gjatë vizitës në Türkiye shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

LEXO EDHE:

Back to top button