Kryetari i Strugës, Qyra për Alsat: Nga ju po dëgjoj për kallëzimin penal

Zyra e Çështjeve për Punë Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës Mendi Qyra për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”. “

“Më 18.11.2025, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, ai ka marrë vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor në NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ Strugë, duke emëruar M.J. nga Struga, edhe pse e dinte se ai nuk kishte arsimim përkatës dhe certifikatë të duhur për njohjen e gjuhës angleze, si dhe nuk i plotësonte disa kushte të tjera nga ligji për ndërmarrjet publike”.

Sipas kallëzimit, Qyra i ka mundësuar ish-drejtorit që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë dobi financiare në formë page dhe kontributesh si drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Strugë.

“Për herë të parë po dëgjoj nga ju për kallëzimin. Nuk kam asnjë informacion nga Prokuroria Publike. Sapo të marr informacione, do t’ju njoftoj”, deklaroi Qyra, në një deklaratë për Alsat, /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button