KSHZ: Procesi zgjedhor në Shtip dhe Pllasnicë po rrjedh pa probleme

Sot në Shtip dhe Pllasnicë kanë vazhduar votimetr për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune. Të drejtën e votes po e shfrytëzojnë personat që vuajnë një dënim me burg, ose janë në paraburgim, si dhe të sëmurët dhe personat e moshuar. “Deri më tani, votimi po shkon normalisht,” thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në shtëpitë e tyre, të drejtën e votës do ta ushtrojnë 142 votues të regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm për të votuar. Prej tyre 66 në Shtip dhe 76 në Plasnicë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button