KSI-ja propozon mbylljen e objekteve gastronomike në ora 21:00?!

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka propozuar mbylljen e objekteve gastronomike në ora 21:00. Ky propozim i KSI-së do të gjendet në seancën e nesërme qeveritare, shkruan “360 gradë”.

Shkurtimi i orarit të punës për gastronomet vjen si propozim i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili sot është shqyrtuar dhe miratuar nga Shtabi i Krizës.

Propozimi nesër do të gjendet në seancë qeveritare.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në mënyrë indirekte ka paralajmëruar këtë masë. Ai kohë më parë u shpreh se në rast se masat aktuale nuk japin rezultat, mendohet për mbylljen e objekteve gastronomike disa orë më herët.

LEXO EDHE:

Back to top button