Kthen librin në bibliotekë pas 40 vitesh, mund të gjobitet 1530 euro


Një libër biblioteke, që një lexuesi i pëlqeu aq shumë sa e ktheu pas 39 vitesh, 13 javësh dhe 5 ditësh pas afatit, tashmë është përsëri në vendin që i takon.

“Lexuesi duhet ta ketë pasur të vështirë ta dorëzonte librin”, shkruajti në Twitter një bibliotekar në qytetin jugor, Groesbeek.

Gjoba për kthimin e librit me vonesë duhet të jetë rreth 1 530 euro, sipas përllogaritjeve të agjencisë holandeze të lajmeve, ANP.

Por, lexuesi pagoi një gjobë prej vetëm pesë eurosh, shuma maksimale e vendosur nga biblioteka lokale.

Romani në fjalë “Back to Oegstgeest” nga Jan Wolkers tregon për edukimin e rreptë të autorit dhe është filmuar nga Theo van Gogh në vitin 1987.

LEXO EDHE:

Back to top button