Filloi pagesa “TVSH-ja Ime” për muajt prill, maj dhe qershor


Filloi pagesa e kthimit të TVSH-së të qytetarëve për muajt prill, maj dhe qershor, gjegjësisht të tremujorit të dytë të vitit 2020. Deri më tani në llogaritë e mbi 140 mijë qytetarëve kanë hyrë mbi 167 milionë denarë apo 2,7 milionë euro.

Ministrja e Financave Nina Angellovska përmes profilit të saj në Fejsbuk paralajmëroi se pagesa vazhdon edhe këto ditë, siç do të dorëzohen urdhrat në Thesarin e Ministrisë së Financave, derisa nuk paguhen të gjitha mjetet e transaksionit të qytetarëve për tremujorin e dytë të vitit 2020.

“Kthim: 5,44 milionë euro; qytetarët të cilët kanë skenuar kupona fiskalë në përfundim me qershorin:  304.637 qytetarë apo rreth 25.000 më shumë në krahasim me tremujorin paraprak; kupona fiskal të skenuar: 41,7 milionë kupona fiskal, qarkullim: 21,4 miliardë denarë”, thekson Angellovska.

Ministrja i vlerëson si të shkëlqyera rezultatet e TVSH-ja Ime dhe thekson se janë skenuar 21,5 milionë kupona fiskalë apo për 80 për qind më shumë mesatarisht nga të gjithë muajt e tjerë.

Përkujton edhe se me TVSH-ja Ime qytetarët marrin përfitim të trefishtë: Ndihmojnë në shkatërrimin e ekonomisë gri, marrin kthim të TVSH-së dhe fitojnë  mundësi për shpërblime të shumta në para përmes #Shpërblimi Im#.

LEXO EDHE:

Back to top button