Kuman me probleme në mbrojtje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman është duke u përballur me disa probleme defenzive para ndeshjes ndaj Atletiko Madridit. Lëndimet e Samuel Umtitit dhe Ronald Araujo nënkuptojnë që vetëm Zherard Pike dhe Klement Lenglet janë të vetmit qendërmbrojtës.

Osar Mingueza është ftuar nga Barcelona B si opsion në stol, por Kuman nuk mund të rrezikojë më lëndime të tjera. Klubi ka konfirmuar se Filipe Koutinjo është shëruar plotësisht, ndërsa Serhio Buskets është i lënduar.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Atletikos: Ter Stegen, Dest, Pike, Lenglet, Alba, Pjaniç, De Jong, Kotinjo, Mesi, Griezman, Dembele

LEXO EDHE:

Back to top button