Monako me përmbysje mund PSZH-në

Skuadra e Monako përgatiti befasi të këndshme duke mundur PSZH me përmbysje. Skuadra vendase ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti që për 45 minuta të realizoi tri herë për të arkëtuar pikët e plota. Kilian Mbape shënoi dy herë për parisienët, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Por, gjatë 45-minutëshit të dytë ndryshoi gjithçka. Volland në minutën e 52-të ngushtoi shifrat dhe

i njëjti barazoi rezultatin pas asistimit së Cesk Fabregasit. Ndërkohë për fitoren e vendasve u sigurua Fabregas që realizoi në minutën e 84-të nga pika e bardhë. Pas kësaj fitore, Monako ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, 4 më pak se lideri aktual PSZH.

LEXO EDHE:

Back to top button