Kursimet, autoritetet nuk e dinë çka duan

Kursimet, autoritetet nuk e dinë çka duan

Gazetar: Adnan Qaili

Riorganizim i të punësuarave në sektorin publik është i domosdoshëm, tha Kryeministri Kovaçevski, duke krahasuar mos produktivitetin e të punësuarave në institucionet shtetërore me atë të sektorit privat, shkruan Alsat.

Ai gjatë inaugurimit të një fabrike të re në zonën industriale, tha se sektori privat e mbush arkën e shtetit.

“Grupacioni Kemet elecronics ka të ardhura vjetore me të larta se gjitha të ardhurat e buxhetit të shtetit tonë dhe këtë e bën me 45 mijë të punësuar. Buxheti ynë ka më pak të hyra se kjo kompani, por këtë e bën me tre fish më shumë të punësuar. Pra, vlerësoj se vendit tonë i duhet riorganizim të sektorit publik”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Por, kreu i qeveris tha se kjo nuk do të bëhet në këto masa të kursimit nga kriza ekonomike. Ai tha se duhet të rritet efikasiteti në punë e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore dhe masa e rotacionit të 30% të punësuarave nuk i rrezikon ata të jenë një hap afër mos vazhdimit të kontratave.

“Kur bëhet fjalë për zvogëlim të shpenzimeve ja një shembull: Në Qytetin e Shkupit vet treguan se kanë punësuar 100 persona që janë të panevojshëm. Ata 100 me shpenzim mesatar nga 1,000 euro ku hynë paga neto, kontributet, shpenzime të udhëtimit, ndriçimit, ngrohjes në hapësirat ku punojnë etj, krijojnë shpenzime mujore 100 mijë euro, apo brenda një viti 1,2 milion euro të çuara dëm”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ende pa u zbatuar kjo masë, disa ndërmarrje publike kanë nisur të praktikojnë pushimet e detyrueshme të disa të punësuarave, të cilëve do tu takoj vetëm 70% e pagave. Duke ndjekur modelin e vendeve tjera, rotacioni në turne do të zbatohet edhe te kompanitë private për të ulur shpenzimet. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi tha se me masat nuk e kanë për qëllim të dëmtojnë klasën punëtore.

“Një nga hutitë që janë krijuar kur themi se rekomandohen shkurtime të shpenzimeve 10%, të gjithë thonë se do shkurtojmë pagat, në shujtat e studentëve apo në gjëra të tjera që nuk është e vërtetë. Tregohet që kursime do të ketë kudo që të mundemi, në periudhën në vazhdim sa të kthehet Ministri i Financave ta shqyrtojmë planin dhe të shohim në 96 faqet e gjithë planit për konsolidim fiskal dhe të shohim sipas sektorëve që janë më të interesuar”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Qeveria miratoi projektligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve për t’u përballur me krizën energjetike, që prej muajit nëntor do tu ofrojë mbështetje financiare për qytetarëve, të cilët ndihmën e marrin nga dhjetori.

Këto mjete të kursyera do të jenë vetëm një pjesë e vogël e 360 milion eurove të masës së re, që sipas Ministrisë së punës dhe politikës sociale do të ri destinohen për mbështetje financiare prej 750 denarë – 3.000 denarë në muaj që do të marrin kategoritë më të prekura të qytetarëve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button