Shfrytëzuesit, marrëveshje të re me EMV-në

Shfrytëzuesit, marrëveshje të re me EMV-në

Qytetarët që e kanë shfrytëzuar ngrohjen e “Ballkan Enerxhi Grup” ndërsa nga ky sezon janë në rrjetin e EMV-së, duhet të lidhin kontratë të re me këtë kompani shtetërore.

Nga EMV njoftojnë se kompania ka rregullat e saj për furnizim me energji për ngrohje, prandaj edhe duhen kontrata të reja. Konsumatorët në emrin e të cilëve është ngrohja në shtëpi ose objekt, duhet t’i drejtohen pikave të EMV-së Furnizimi me dokument për identifikim personal dhe faturë ose kopje për energji ngrohëse nga furnizuesi paraprak.

Në Shkup janë tre pika me orar pune prej të hënën deri të premten prej 08 deri 18 dhe të shtunën prej 09 deri 13:30. Lokacionet janë: pika Qendër në rrugën “Koço Racin” nr 33 te Pishina Olimpike, pika Lindja në rrugën “Jane Sandanski” nr.49, lagja Aerodrom dhe pika Perëndim në rrugën “E Londrës” nr.8 lagja Taftalixhe./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button