Shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup-Veri mund të mbeten pa ngrohje, ja pse

Shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup-Veri mund të mbeten pa ngrohje, ja pse

Gazetar: Ile Petrevski

Shfrytëzuesit e ngrohjes nga ngrohtorja Shkup – Veri, ngrohje të garantuar kanë vetëm edhe për tre ditë. Më pas nxehtësia në shtëpitë e tyre do të varet nëse shteti do ta ndihmojë financiarisht këtë ngrohtore, e cila është në pronësi private, shkruan Alsat.

Drejtori i Ngrohtores Kushtrim Ramadani thotë se me rekomandim të Qeverisë ka kërkuar ndihmë nga EMV, por nga elektranat shtetërore i kanë thënë se nuk janë paraparë para sepse Shkup Veri i ka borxh qeverisë nga sezoni i ngrohjes të vitit të kaluar.

“Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, për këtë sezon na janë ndarë shpenzimet prej 64 milionë denarë, dhe me çmimet që i kemi tani në treg, të cilat nuk varen nga ne do të kishim shpenzim prej 120. milionë denarë. Tani në radhë të parë i pyes ministrat nga Çairi, sepse këtu ka shumë, me çka dhe a po i shantazhon Vasko Kovaçevski që të mos arrijnë asgjë për këto dy komuna”, tha Kushtrim Ramadani, drejtor i Ngrohtores Shkup Veri.

Sipas informacioneve jozyrtare, qeveria ishte e zemëruar me Ramadanin edhe për vendimin që Ngrohtorja Shkup-Veri, e para të sigurojë energji termike në shtëpitë e përdoruesve të saj, edhe pse autoritetet shtetërore nuk ishin të informuara për këtë.

Shkup Veri i respektoi rregullat dhe kur temperaturat e mëngjesit zbritën nën 12 gradë, radiatorët e përdoruesve të tyre ishin të ngrohtë.

Ndryshe, përveç 500 amvisërive nga komunat e Çairit dhe Butelit, me energjinë termike nga Ngrohtorja Shkup Veri ngrohen edhe 13 objekte publike si çerdhe, shkolla dhe shtëpi shëndeti./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button