Kurteshi: Serbët e veriut qëllimisht kanë shkuar të organizuar për votim për të shkaktuar probleme

Kurteshi: Serbët e veriut qëllimisht kanë shkuar të organizuar për votim për të shkaktuar probleme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Serbe ka mbajtur tubim masiv në raport me numrin e popullsisë që është në veri.

Ai ka thënë se në mënyrë të organizuar serbët e veriut të Mitrovicës kanë shkuar në vendvotim. Sipas tij “qëllimisht janë bllokuar korridoret dhe qendrat e votimit për të shkaktuar probleme, incidente”.

Ai në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka kritikuar raportimet e mediave serbe lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë duke deklaruar se “e kanë thyer kodin e mirësjelljes me gjuhën e urrejtjes”

LEXO EDHE:

Back to top button