Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është top prioriteti për normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë – por Marrëveshja bazë mes dy vendeve. Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës. Pas takimit me kryeministrin irlandez, Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit mos veçohet, siç tha ai, nga paketa e marrëveshjes bazike.

“Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

“Masat kufizuese qe janë vërë mbi Kosovën duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që e kam bërë zyrtarisht. Dua të shoh edhe asociacionin që po themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet me koordinim të atyre zonave, mirëpo nuk dua të shoh që të kemi që një mikro-shtet brenda Kosovës, kjo nuk do të jetë diçka që do të jetë e dobishme për të ardhmen”, tha Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button