Kurti: Dialogu duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme Kosovë-Serbi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur.

Kurti me këtë rast ka përsëritur se dialogu duhet të jetë i definuar mirë dhe të zgjidhë çështjet e diskutueshme ndërmjet dy shteteve.

“Sot, në një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, ne diskutuam çështje të ndryshme që duhen zgjidhur, në veçanti për fatin e të gjithë personave të zhdukur. Unë e falënderova Lajçak për rolin mbështetës të BE-së në dialog dhe ne u pajtuam që qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë. E përsërita që dialogu duhet të jetë parimor, i definuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button