Kurti: Duam gjykata normale, jo speciale

“Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të Drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”.

- Advertisment -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shqipëri për një vizitë treditore. Kurti në një adresim të tij për gazetarë, ka folur për Gjykatën Speciale, ndërsa tha se është e imponuar prej jashtë.

”Gjykata Speciale në Hagë, është gjykatë që është imponuar prej jashtë. Është instaluar për shkak të votimit të gabueshëm, tejet të dëmshëm më 3 gusht të vitit 2015. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë, jo gjykata speciale jashtë Kosovës”.

”Me qeverisjen tonë të re, me procesin e vettingut, me departamentet në gjykatat e reja, edhe do të zvogëlojmë atë gjysmë milioni lëndë në Pallatin e Drejtësisë, por edhe do të rregullojmë imazhin e Kosovës, duke sjell drejtësi për qytetarët e Kosovës, dhe gjykatat tona normale do të trajtojnë të gjitha pretendimet ndaj kujtdo qoftë”.

Ai madje paralajmëroi se do sjell transformim të sistemit të Drejtësisë, referuar dhe rastit të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

”UÇK ka bërë luftë të drejtë, ka bërë luftë të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të Drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”.

LEXO EDHE:

Back to top button