Kurti konfirmon lirimin e policëve: Zëvendësdrejtori po mbahet në burg në Serbi

Kurti konfirmon lirimin e policëve: Zëvendësdrejtori po mbahet në burg në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se së fundi janë liruar edhe katër policët e radhës të ndaluar nga Serbia.

Ai nga mbledhja e qeverisë, ka treguar se zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq, vazhdon të mbahet nga autoritetet serbe.

“Lajmi i fundit që na vjen është se të gjithë policët e ndaluar, tashmë janë liruar përveç zëvendëdrejtorit Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi”, ka treguar Kurti nga mbledhja e qeverisë.

Kurti ka vazhduar duke thënë se veprimet e tilla si ndalimi i zyrtarëve policorë dhe i bllokimit të qytetarëve janë paralajmëruar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Veprimet e tilla të Beogradit, ai ka vazhduar të thotë se vijnë pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha të drejtë aplikimit të Kosovës në këtë institucion.

LEXO EDHE:

Back to top button