Kurti: Në Bruksel isha si kryeministër, jo si doganier

Kurti: Në Bruksel isha si kryeministër, jo si doganier

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka folur për herë të parë lidhur me takimin e tij të datës 18 gusht që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy çështje: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështje aktuale.

Ai fillimisht e ka elaboruar këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale në formën e 6 kapitujve.

“Targat ‘KS’ nuk mund të rikthehen më në qarkullim”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Ai në mbledhjen e qeverisë theksoi se te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues.

Kurti tha se pa fajin e Kosovës, është pala tjetër që nuk ka interesim.

Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje mund të nënshkruhej të enjten që shkoi.

Ai tha se kur flitet për njohje reciproke, reciprociteti është fryma.
“Ne nuk jemi duke negociuar lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm jemi duke zbatuar elementet e dakorduara nga Serbia në korrik të vitit 2011 dhe në shtator të vitit 2016”, tha ai.
Kurti ka thënë se në Bruksel ka qenë si kryeministër, dhe jo si doganier.

LEXO EDHE:

Back to top button