Kurti nuk flet për dorëheqjen e ministrit Aliu

Kurti nuk flet për dorëheqjen e ministrit Aliu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij rreth largimit të Aliut, që ndodhi pas emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, Kurti ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se nuk ishte koha e duhur për ta trajtuar këtë çështje.

“Nuk është as vendi, as dita për këtë”, u shpreh ai shkurt.

Deklarata e Kurtit u bë gjatë homazheve të mbajtura me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.

LEXO EDHE:

Back to top button