Kurti: Parimi i reciprocitetit, thelbësor

Kurti: Parimi i reciprocitetit, thelbësor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Sipas Kurtit, më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje.

Në këtë datë skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës. Këtij reciprociteti, Kurti tha se do t’i përmbahen edhe në takimin e 21 prillit në Bruksel.

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button