Kurti pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it: U fol për veriun

Kurti pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it: U fol për veriun

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se është duke e hetuar atë që e ka quajtur “incident jodirekt zjarri” një ditë më parë, kur u raportua për të shtëna afër një patrulle në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. KFOR-i  ka bërë thirrje që të gjitha palët e përfshira “t’i shmangin retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe mund ta përshkallëzojnë situatën”, ndërsa ka thënë se “mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë ta përmbushim mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë”. “Komandanti i misionit të KFOR-it vazhdon ta përkrahë dialogun për ta gjetur një marrëveshje për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë të përfshirët në këtë proces”, thuhet më tutje në njoftimin e KFOR-it.

LEXO EDHE:

Back to top button