Kurti: Plani i qeverisë vjen në kuvend pas zgjedhjes së presidentit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur që fillimisht duhet të zgjedhet presidenti i Kosovës e pastaj do të vijohet me planin qeverisës. “Rendi logjik dhe kronologjik i gjërave e do që ta bëjmë një skanim të tillë dhe gjithashtu edhe do ta bëjmë zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti

“Me qenë se e dimë se ky është një vit kur e kemi edhe qeverinë e re, edhe presidenten e re, andaj e konsiderojmë që është e udhës ta kemi zgjedhjen e presidentes dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”.

Kurti pohoi se në ndonjë vit tjetër rrethanat do të bënin që këto gjëra të vijonin më ndryshe, porse këtë e konsiderojnë si rrugë të duhur.

“Po të ishte ndonjë vit tjetër, nuk do të kishte nevojë të ishte kësisoj, por jemi të bindur që kjo është rruga më e mirë dhe më e duhur përpara”.

LEXO EDHE:

Back to top button