Kurti takohet me Kurzin, zotohen për bashkëpunim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor ka mbajtur një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se me të diskutuan për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik, derisa bëri me dije se në fillim të vitit të ardhshëm do mbahet një samit i përbashkët biznesi mes Kosovës e Austrisë.

“Në veçanti shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, nevojën e Kosovës për investitorë nga Austria, si dhe rolin që mund të luajë mërgata jonë në shtimin e urave midis dy shteteve dhe popujve tanë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi një samit të përbashkët biznesi Kosovë-Austri”, thuhet ndër të tjera në postimin e kryeministrit.

Kryeministri Kurti, po ashtu, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiq në Bruksel.

LEXO EDHE:

Back to top button