Kurti të enjten në Tiranë, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të enjten do të shkojë në Shqipëri ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë.

Lajmi është konfirmua nga mediat në Kosovë, ku raportojnë se vendimi ka ardhur pas një takimi që Kurti kishte me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi. Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.
Kujtojmë se në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç. Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button