Kurti: Të mos politizohet lufta kundër krimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke komentuar zhvillimet e një dite më parë në veri kërkoi që luftës ndaj krimit dhe korrupsionit të mos i jepet konotacion etnik dhe as politik. Ai tha se institucionet në Kosovë nuk do ta lejojnë krimin i cili bëhet në bashkëpunim mes kriminelëve serbë dhe shqiptarë. Aksioni i djeshëm, sipas policisë së Kosovës, ishte kundër kontrabandës në disa lokacione në Kosovë.

Ne e luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar i cili, meqë ra fjala, është multietnik. Kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë në heshtje. Ne do ta luftojmë atë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Dje në mëngjes kishte një operacion policor në katër komuna të ndryshme në Kosovë, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Mitrovicë të Jugut ku kishte bashkëpunimin mes kriminelëve shqiptarë dhe serb. Gjykatësi paraprak dhe prokurori që urdhëroi aksionin ishte një serb. Shumë nga policët ishin serb. Disa policë që u lënduan ishin shqiptarë dhe disa serbë. Mendoj se është gabim t’i jepet kahje etnike dhe të politizohet lufta kundër krimit të organizuar”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button