Kurti: U ktheva në Kosovë, votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas votimit në zgjedhjet e Shqipërisë. Kurti shkruan se demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë e kanë dashur dhe se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë që Kurti është kritikuar për votimin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë.

Madje Eugen Cakolli nga KDI thotë se kjo është e papranueshme.

“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull. E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button