Kush është “shpëtimtari” i Putinit që u arrestua në Serbi me shumë të majme parash dhe smeraldë

Kush është “shpëtimtari” i Putinit që u arrestua në Serbi me shumë të majme parash dhe smeraldë

Hulumtimi i ri i agjencisë Reuters ka zbuluar se Kremlini prej kohësh kishte organizuar luftën në Ukrainë, ku qysh vitin e kaluar kishte dërguar agjentë të fshehtë, shpëtimtarë, që janë infiltruar në aparatin shtetëror të Ukrainës, në veçanti në Shërbimin Sekret të Ukrainës i njohur si SBU.

Sipas burimeve të kësaj agjencie, një prej këtyre shpëtimtarëve është Andri Naumov që u arrestua në Serbi në qershor të këtij viti.

Në Ukrainë, Naumov është nën hetime nga byroja shtetërore e hetimeve nën dyshimin për tradhti, pasi i kishte dhënë agjencive të huaja sekrete për Çernobilin.

Naumov ishte vënë në krye të COTIZ-it në vitin 2018, ndërmarrje shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e aseteve të zonës të zonës radioaktive rreth Çernobilit.

Një pjesë e madhe e rolit të COTIZ-it ishte promovimi i “turizmit ekstrem” në zonën e përjashtimit, por kompania kishte rol në ruajtjen e sigurisë së zonës.

Më vonë, Naumov u bë shef i njësisë për siguri të brendshme pranë SBU-së, njësi që hulumton oficerët e dyshuar për aktivitete kriminale.

Vitin e kaluar është raportuar ishte parandaluar tentim vrasja e Naumovit nga ana e zyrtarëve tjerë të SBU-së.

Ai u zhduk pak para luftës dhe më pas u shfaq në Serbi në qershor. Në njoftimin e policisë serbe nga 8 qershori, thuhet se është arrestuar shtetasi ukrainas i identifikuar si A.N. në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Ai kishte tentuar që përmes Serbisë të kalojë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë bastisjes së BMW-së, tek ai janë gjetur afro 125 mijë dollarë dhe 608 mijë dollarë tjera para të gatshme, si dhe dy smeraldë.

Policia kishte theksuar se ajo çfarë ishte gjetur në veturën e tij “rrjedh nga veprimtaria kriminale”, e Naumov vazhdon të jetë akoma në burg në Serbi.

Se është fjala për ish-gjeneralin e Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU), opinioni mësoi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë 14 korrikut.

Ai asokohe në një konferencë për media në pyetjen e gazetarit të REL-it, ka deklaruar se “ka informacione” se është arrestuar Naumov, por nuk kishte zbuluar më shumë detaje.

Pas arrestimit të Naumovit, avokati i tij Viktor Gostilac, ka deklaruar për REL-in se klienti i tij ka mohuar akuzat në polici.

LEXO EDHE:

Back to top button