Kush qëndron pas kompanisë së sigurisë “2SS Security” që nuk reagoi në parandalimin e sulmit në M-NAV?!

Kush qëndron pas kompanisë së sigurisë “2SS Security” që nuk reagoi në parandalimin e sulmit në M-NAV?!

Sipas burimeve të Alsat, pronar i kompanisë është Samir Bilbiloski, njeriu i afërt me shoferin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Burime brenda M-NAV tregojnë se kompania e sigurisë me qarkullin 3 milion euro në vit është e bashkëpartiakut të Ahmetit.

Edhe pse ka fituar tender për mbrojtjen e hapësirave të Shoqërisë Aksionare për kontrollimin e fluturimeve civile në Maqedoni, nëpunësit e “2SS Security” kanë lejuar të hyjnë persona të pa autorizuar në kullat e radareve në Aeroportin e Shkupit, ku edhe u sulmuan tre kontrollues gjatë orarit të punës të enjtën rreth orës 15:15.

Sipas Kodit Penal, pritet që edhe “2SS Security” të mbajë përgjegjësinë penale për mos mbrojtje të objekteve me interes të sigurisë kombëtare siç janë kullat e vrojtimeve të M-NAV, ku lidhja partiake e shefave të tyre me kreun e degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirin ka bërë ti hapin edhe traun dy makinave që dyshohet se ishin edhe 7 persona tjetrë të panjohur që kanë ardhur me urdhër të Bekim Nezirit, ky i fundit i punësuar në M-NAV, i cili dyshohet se keqpërdori pass-kartelen për të hyrë në objekt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button