Kuvend, kaloi faza e parë e ligjit për angazhimin e punëtorëve sezonal

Kuvend, kaloi faza e parë e ligjit për angazhimin e punëtorëve sezonal

Në seancë plenare kaloi faza e parë e ligjit për angazhimin e punëtorëve sezonal, me çka do të rregullohet mënyra e angazhimit të punës për kategori të caktuara të qytetarëve, përkatësisht persona me Asistencë sociale, studentë e pensionistë. Me angazhimet e tyre sezonale, studentët nuk do t’i humbin bursat, ata me rrezik social nuk do t’i humbin ndihmat e tyre sociale ndërsa pensionistët nuk do t’i humbin pensionet. Përpos kësaj, do të jenë të paraqitur si të punësuar dhe do u paguhen të gjitha kontributet.

“Tatimet dhe kontributet sociale do të përpunohen dhe paguhen përmes sistemit që e administron Drejtoria për të Ardhura Publike, ndërsa e rëndësishme për shtetin tonë është se institucionet publike nuk do të kenë harxhime për përditësimin e sistemeve informatike dhe trajnimin e nëpunësve publik. Do të nxitet konkurrenca korrekte, duke siguruar se të gjithë punëdhënësit do të mund të angazhojnë punëtorë nën kushte të njëjta, veçanërisht në periudha me vëllim më të madh të punës, duke krijuar treg më inkluziv dhe më dinamik të punës”, tha Toni Jarevski – VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button