Kuvend, nesër votohen zv/ministrat

Seanca kuvendore në të cilën do të duhet të votohen zëvendës-ministrat është caktuar për nesër në ora 11:00.

Qeveria listën me propozimet për zv/ministra e dorëzoi në Kuvend të premten.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, ndërsa për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, derisa Agim Nuhiu është propozim për zëvendësministër të Drejtësisë.

Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër të Punëve të Jashtme.

Propozim për zëvendësministër të Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, derisa në Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani është propozim për zëvendësministër të Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklievska.

LEXO EDHE:

Back to top button