Kuvend, përplasje në debatin për buxhetin
Opozita akuzon se buxheti është përpiluar keq ndërsa pushteti pretendon se po zbaton politika të qëndrueshme dhe i shpenzon në mënyrë racionale paratë. Kështu kaloi dita e katërt e debatit parlamentar mbi propozim-buxhetin shtesë për vitin 2021. Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria ka dështuar në fushën e projekteve të infrastrukturës, në përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, nuk ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik, dhe as nuk ka tërhequr investitorë të huaj.
“Në kohën kur LSDM është në pushtet, vetëm kompanitë e afërta me LSDM-në mund të mendojnë për investime. Përmes sistemit të quajtur tender investime, do të më jepet mua një tender, do të mendoj mirë ndoshta edhe do të investoj një pjesë të këtyre mjeteve. Asnjë kompani tjetër nuk mund të mendojë as nga larg për të investuar, pra të investojë para tani …’ deklaroi Zlatko Penkov – deputet VMRO DPMNE.
Lidhur me planet e buxhetit në arsim, Penkov tha se nevojitet një qëllim i përcaktuar qartë se në cilin drejtim do të lëvizë, ndërsa ai e quajti një tmerr menaxhimin aktual të krizës. LSDM nuk ishte dakord me këtë deklaratë.
Pra, e gjithë bota është prekur dhe kjo reflekton në aspektin social dhe në ekonominë, dhe unë mendoj se ajo që bëjnë të gjitha qeveritë në botë, është ndihma në ruajtjen e vendeve të punës, të gjejnë fonde në shëndetësi dhe dashtë Zoti të kalojë kjo krizë dhe të kemi rritjen e pritur’ pohoi Dime Velkovski – Deputet i LSDM-së.
Mbrojtja e propozim-buxhetit, që për qeverinë nënkupton zhvillimin e arsimit cilësor në dispozicion për të gjithë, me më shumë para për vitin e ardhshëm, kjo nuk mjafton për deputetët e opozitës. Ata besojnë se pa qëllime të qarta për arsim dhe personel mësimdhënës cilësor, paratë do të harxhohen kot. Debati mbi buxhetin mund të vazhdojë edhe nesër, dhe pastaj do të votohet.
Alsat