Tensionet Shkup-Sofje dëmtojnë turizmin

Marrëdhëniet e tensionuara politike midis Shkupit dhe Sofjes do të ndikojnë negativisht në numrin e turistëve bullgarë në periudhën e ardhshme, paralajmërojnë nga sektori i turizmit në Ohër dhe Strugë. Këto pritje bazohen në përvojat e së kaluarës, kur vendi kishte probleme politike me Greqinë. Bullgarët ishin ndër turistët më të rregullt të huaj gjatë gjithë vitit, dhe shumë më tepër vinin gjatë festave të Vitit të Ri.

… Ju e shihni që ka një seri grindjesh, ka retorikë që nuk është aspak e butë dhe që mund të ketë një efekt shumë negativ, saqë fillojnë të mendojnë mos të udhëtojnë në Maqedoni, posaçërisht në Ohër’ deklaroi Kliment Naumov- guidë në turizëm.

Ne presim vitin e ardhshëm një numër të reduktuar të turistëve, nga Bullgaria. Nëse zgjidhen marrëdhëniet, besimi do të kthehet pas disa vitesh. Nëse e shohim krizën me fundosjen e anijes në Ilinden, kur një numër turistësh nga Bullgaria u mbytën, pas kësaj vitin tjetër, numri i turistëve bullgarë u ul përgjysmë. U deshën pesë vjet që të rikthehej besimi, dhe që turistët bullgarë të ktheheshin në të njëjtin numër siç ishin para aksidentit’ pohoi Cvetko Andreeski-Profesor Universitar i Turizmit.

Profesor Andreeski beson se jo vetëm tensionet politike, por edhe gjuha e urrejtjes do të frenojë më tej si turistët bullgarë që duan të vijnë në Maqedoni, ashtu edhe qytetarët e Maqedonisë të shkojnë në Bullgari. Turisttët bullgarë në vitin 2019 në vendin tonë realizuan më shumë se 89 mijë prenotime.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button