Kuvendi konstatoi dorëheqjet e deputetëve, Durllovski, Rexhepi, Zekiri dhe Llukarevska

Kuvendi në seancën e sotme ka konstatuar dorëheqjet e katër deputetëve, respektivisht dorëheqjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Igor Durllovski, të deputetit të BDI-së Bajram Rexhepi dhe të dy deputetëve të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska.

- Advertisment -

Asnjëri prej deputetëve nuk e elaboroi dorëheqjen para Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka ftuar KSHZ-në që të njoftojë Kuvendin për kandidatët e ri që vijojnë sipas listës me qëllim që të verifikohen mandatet.

LEXO EDHE:

Back to top button