Kuvendi malazes sot zgjedh qeverinë e re

Në Podgoricë sot do të mbahet seanca parlamentare, ku në rend dite është zgjedhja e qeverisë së 42-të malazeze, të propozuar nga mandatari Zdravko Krivokapiq.

Krivokapiq prezantoi një deklaratë prej 51 faqeve në Parlament të hënën duke thënë se përparësitë e qeverisë së ardhshme janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, drejtësia dhe barazia, marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, garantimi i kushteve për zgjedhje të ndershme, ulja e shpenzimeve publike, transparencë të plotë për punën e administratës shtetërore, transmeton Alsat.

Ndër përparësitë e qeverisë janë edhe masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria e re malazeze do të ketë zv/kryeministërt, liderin e parisë URA, Dritan Abazoviç dhe 12 ministra.

LEXO EDHE:

Back to top button