Kuvendi pritet të votojë sot ligjin për regjistrim

Filloi vazhdimi i seancës 29 të Kuvendit në të cilën pika e parë që ka mbetur pa vënë në votim është propozim-ligji për regjistrim e popullsisë, amvisërive dhe banesave në prill të vitit 2021. Debati për propozim-ligjin kishte ngjallur polemika dhe kundërshtime mes shumicës parlamentare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare. Kjo e fundit mendon se nuk është momenti i duhur për regjistrim në kohë pandemie si dhe kishte dorëzuar disa amendamente të cilat i janë refuzuar. Ndër amendamentet ishte edhe zbatimi i regjistrimit me përdorimin e pajisjeve për detektimin e gjurmëve të gishtave. Pushteti deri tani është shprehur i vendosur që regjistrimi duhet të bëhet patjetër të prill.

Kuvendi gjatë seancës së fundit, në mungesë të opozitës në sallë u përball edhe me mungesë kuorumi meqë një deputet nga gjithsej 62 që formojnë shumicën, rezultoi i infektuar dhe një tjetër në izolim. Megjithatë, për ligjin për regjistrimin janë shprehur të gatshëm të votojnë edhe deputetët e opozitës shqiptare, të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

LEXO EDHE:

Back to top button