Arrestohen dy shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 6.5 kg kokainë

Dy shqiptarë u arrestuan gjatë natës në qytezën e Torinezes në Italinë fqinje, teksa u pikasën të shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.
Sikurse bën me dije policia italiane, shpërndarësi i drogës u ndalua në Susa kur u pikas të largohej me shpejtësi pas shkëmbimit të një pakoje të dyshimtë. Policia u vu në ndjekje dhe i gjeti 1kg kokainë në makinë. E njëjta gjë edhe me personin tjetër me të cilin shkëmbyen mallin, të cilit iu gjet një sasi prej 5.5 kg kokainë e fshehur në kroskotin e makinës.

LEXO EDHE:

Back to top button