Kuvendi propozon kandidatin për Avokat të Popullit

Në vend të pozitës së kryeministrit të pare shqiptar, Naser Ziberi do të zë pozitën e Avokatit të Popullit. Propozomi i deputetes së BDI-së Arta Bilalli Zendeli ka kaluar me shtatë vota “për” në seancën e sotme të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Kundër ishin deputetët e opozitës shqiptare. Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkoi ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me qëllim që të diskutohet për një kandidat tjetër, i cili do të propozohej nga partitë shqiptare të opozitës. Naser Zyberi në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte garuar si kandidat i BDI-së për kryeministër të parë shqiptar. Në mbledhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime janë konstatuar 14 kandidaturat për në KSHZ. Në mesin e tyre janë Aleksandar Dashtevski, Ljupka Guguçevska, Janaki Vitanovski, Ditmire Shehu dhe Boban Stojanovski. Anëtar në komisionin e KSZH-së do të ketë edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të cilat për anëtar të komisionit kanë propozuar Krenar Llogën.

LEXO EDHE:

Back to top button