Kuvendi zgjedh sot Prokurorin e ri të Shtetit
Kuvendi zgjedh sot Prokurorin e ri të Shtetit
Në rendin e ditës të seancës parlamentare është edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, ndryshimet në disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe zgjedhja e mundshme e Aco Ristovit për kryetar të Komisionit Rregullator të Energjisë, pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit.
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 94-të, në të cilën deputetët do të vendosin për propozimin për zgjedhjen e gjyqtarit Nenad Saveski si Prokuror i ri Publik i Shtetit.
Saveski, i cili punon në Gjykatën Themelore Penale – Shkup në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion, u propozua nga Qeveria më 10 mars dhe atij i duhen të paktën 61 vota për t’u zgjedhur.
Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, pas një procedure në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.








