Ky është një nga vendpushimet më të pazakonta të skive në botë
Ky është një nga vendpushimet më të pazakonta të skive në botë
Në veri të ishullit japonez Honshu ndodhet Zao Onsen – një nga vendpushimet më të pazakonta dhe interesante të skive në botë. Në vend të peizazheve klasike dimërore, vizitorët këtu përballen me skena që të kujtojnë një film fantastiko-shkencor.
Zao Onsen – Foto: Wikimedia CommonsPërbindëshat e borës
Zao Osen njihet për pistat e skive cilësore dhe reshjet e bollshme të dëborës, por tërheqja e vërtetë i jepet nga fenomeni natyror i quajtur “përbindësha dëbore”. Këto janë pemë të mbuluara me shtresa të trasha dëbore dhe akulli, të cilat marrin forma të çuditshme, ndonjëherë të tmerrshme gjatë dimrit.

Këto figura krijohen kur erërat e forta siberiane sjellin rryma të ftohta ajri që ngrijnë mbi pemët me gjelbërim të përjetshëm të malit Zao. Natën, nën ndriçim, këto formacione dëbore krijojnë një atmosferë magjike dhe e bëjnë Zaon një nga vendpushimet më të fotografuara të skive dimërore në Japoni.
Ski dhe jeta e natës
Zao Osen ofron shtigje për të gjitha nivelet e skiatorëve, nga fillestarët tek ata me përvojë. Falë lartësisë së madhe dhe borës së bollshme, sezoni i skive është më i gjatë se në shumë destinacione të tjera. Skijimi natën është një atraksion i veçantë, kur “përbindëshat e borës” shfaqen në një dritë krejtësisht të re, magjike.

Burimet termale dhe tradita
Emri Zao Osen vjen nga burimet termale, të cilat ofrojnë banjo minerale të ngrohta për relaksim pas skijimit. Këto burime janë përdorur për shekuj dhe konsiderohen të dobishme për lëkurën dhe qarkullimin e gjakut.
Në verë, mali tërheq alpinistë dhe dashamirës të natyrës, dhe një nga mrekullitë natyrore është Liqeni Okama, me shkëlqimin e tij intensiv të gjelbër në ngjyrë bruz. Në dimër, vizitorët mund të shijojnë gjithashtu ushqimin vendas, hanet tradicionale japoneze dhe festivalet kushtuar borës dhe akullit.
Me kombinimin e natyrës ekstreme, peizazheve të pazakonta, traditës së pasur dhe aktiviteteve moderne dimërore, Zao Osen është një vendpushim skish ku dimri përjetohet në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.










