Ky është reperi me të cilin do të bashkëpunojë Tayna për projektin e radhës

Kaq shumë është folur lart e poshtë dhe më në fund duket se po bëhet realitet! Tayna do të bashkojë forcat me reperin e njohur Azet. Të paktën këtë na lë të kuptojmë postimi i fundit i menaxherit të saj Rinor Hykolli në Instagram.

Ai ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.

E marrim me mend që tani ç’bombë ka për të qenë!

Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të ndryshime gjatë kësaj periudhe, në të cilat dukej në formën më perfekte të mundshme.

Sa i përket pjesës profesionale, Tayna ka rezervuar shumë surpriza sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

Sa shumë surpriza presim!

LEXO EDHE:

Back to top button